Ademi: Problemet me librat zgjidhen përmes bashkëpunimit

Problemet me furnizimin me libra të shkollave të vendit dhe ankesat e drejtuesve të shkollave, kanë bërë që ministri I arsimit Arbër Ademi të dalë vetë në terren për të parë nëse të gjitha shkollat I kanë furnizuar nxënësit e tyre me tekste shkollore. Ai qëndroi në shkollën fillore “Naim Frashëri” të qytetit të Kumanovës ku u njoh me problemet dhe kushtet në të cilat nxënësit e kësaj shkolle vijojë mësimin .

Marketing

“Si problem kohën e fundit ishte problem me tekstet shkollore, mirëpo kishim përkrahjen e ministrit që qysh në fillim ta zbusim këtë problem”, tha Muhamet Zeqiri, drejtor i Sh.F.”Naim Frashëri” – Kumanovë.

“Ashtu siç kemi paralajmëruar edhe më herët se, nxënësit nga klasa e parë, e dytë dhe e tretë, për çdo vit shkollorë, duke filluar nga ky vit shkollorë, do të pajisen me tekste të reja shkollore në të gjitha lëndët”, tha Arbër Ademi, ministër i Arsimit dhe Shkencës.

Sa i përket gabimeve në tekstet shkollore që ende vërehen në librat me të cilët mësojnë nxënësit shqiptarë, Ademi thotë se korrigjimet kanë filluar dhe do të vazhdojnë deri në librin e fundit.

“Këtë vit shkollorë ne e kemi filluar me 22 tekste të korrigjuara, dhe secila prej këtyre teksteve , është blerë nga ana e Ministrisë dhe të njëjtat po distribuohen nëpër shkolla me tirazh të plotë që çdo nxënës të ketë tekst të ri dhe të korrigjuar”, tha Ademi.

Ademi është takuar edhe veteranët e arsimit shqip në Kumanovë, për të shkëmbyer edhe me ta idetë rreth një sistemi arsimor cilësor.