Ademi: Programin e Qeverisë do ta realizojnë kuadro cilësore

Program i harmonizuar të cilin do ta realizojnë kuadro cilësore, është vlerësim i deputetit të BDI-së dhe ministër i deritanishëm i Arsimit dhe Shkencës, Arbër Ademi për propozimin e programit qeveritar të cilin sot mandatari Zoran Zaev e prezantoi para deputetëve në Parlament.

Marketing

Para fillimit të mbledhjes për zgjidhje të Qeverisë,Ademi deklaroi se pret realizim të programit., e posaçërisht e theksoi pjesën e arsimit për të cilën tha se ka punë mjaft të mira, pozitive me të cilat mund të arrihet sukses.

“Programi është cilësor, por cilësore janë edhe kuadrot të cilat janë selektuar dhe propozuar sot për ta përbërë kabinetin qeveritar”, theksoi Ademi.

Marketing