Ademi-Reka: Në suazat e presidencës portugeze të bëhen lëvizje pozitive drejt BE-së

Kryetari i Komisionit për Çështjet Evropiane të Kuvendit të Republikës së
Maqedonisë së Veriut, z. Arbër Ademi, pati takim me Ambasadorin e Shqipërisë në
vend, E.T Fatos Reka.

Marketing

Ademi theksoi posaçërisht rëndësinë e bashkëpunimit të mirë miqësor ndërmjet dy
vendeve fqinje dhe miqësore, veçanërisht në dritën e proceseve aktuale në proceset
tona të integrimit evropian. Përveç kësaj, Ademi theksoi rëndësinë e fillimit të
negociatave të anëtarësimit në BE sa më shpejt të jetë e mundur, si përparësi e të
dy vendeve që kanë statusin e kandidatit.

Ambasadori Reka theksoi se është në interesin e të dy vendeve në suazat e
presidencës portugeze të BE-së të bëhen lëvizje pozitive drejt BE-së.

Në takimin e përbashkët u konstatua se marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve janë
miqësore dhe se ka bashkëpunim në të gjitha fushat me interes të qytetarëve.
Gjithashtu shkëmbyen mendime për zhvillimet aktuale në të dy vendet dhe rajonin e
gjerë në drejtim të politikës, por edhe për çështjet e sigurisë dhe vaksinimit të
popullsisë kundër virusit Corona-Sars.