Ademi: Rritet interesi për regjistrim në disa shkolla profesionale

Vendimi që MASH e solli dje për pranimin e të gjithë nxënësve që duan të regjistrohen në gjimnazin “Orce Nikollov”, edhe pse është tejkaluar kuota e Konkursit, nuk do të ndikojë në përcaktimin për mbështetje më të madhe dhe afirmim të arsimit të mesëm profesional për të cilën Ministria realizon edhe fushatë.

Marketing

I pyetur për koment në lidhje me këtë shkallë në dobi të arsimit në gjimnaz kundrejt apeleve për regjistrim në atë profesional, ministri Arbër Ademi në deklaratë për media tha se këtë vit janë ballafaquar me situatë të tillë në “Orce Nikollov” dhe “Dr. Pançe Karagjozov” në Shkup dhe në “Dimitar Vllahov” në Strumicë por se nuk bëhet fjalë për numër të madh nxënësesh.

“Nuk do të lejojmë asnjë fëmijë të mbetet në rrugë, posaçërisht kur bëhet fjalë për nxënës të suksesshëm me sukses të vazhdueshëm 5.0”, tha Ademi duke konfirmuar qëndrimin që e kanë transmetuar edhe dje prindërve të cilët e kundërshtuan testin kualifikues për slektim, i cili përndryshe është paraparë në konkursin për regjistrim ku janë paraqitur një numër i madh kandidatësh.

Lidhur me shkollat profesionale tha se jo vetëm që realizojnë fushatë, por edhe ofrohen produktivitet dhe atraktivitete sepse është bërë reformë e tërësishme në arsimin e mesëm profesional me programe të reja mësimore ku lëndët profesionale të arsimit të mesëm janë më të pranishëm nga ato të përgjithshmit.

Në regjistrimin e parë në qershor më 17 dhe 18 qershor, MASH kumtoi se 4464 janë regjistruar në gjimnazet dhe 700 në shkolla profesionale, Paraqitja dhe regjistrimi i dytë është më 24 dhe 25 qershor.

Marketing