Ademi: Së shpejti do vendosen Qendra rajonale për arsimim dhe trajnim profesionist

Modernizimi i arsimimit dhe trajnimit profesionist përmes investimit planor në sistem efikas dhe efektiv, paraqet sfidë, i cili në kontinuitet duhet të përgjigjet në nevojat e tregut të punës dhe përshtatjes së risive, tha ministri i Arsimit dhe Shkencës, Arbër Ademi, i cili sot mori pjesë në takimin e donatorëve, kushtuar arsimit, punësimit dhe politikës sociale.

Marketing

Ai shtoi se mbështetja e Delegacionit të Bashkimit Evropian dhe Fondacionit evropian të trajnimit është jashtëzakonisht e rëndësishme në procesin e plotësimit të qëllimeve strategjike nacionale dhe përcaktimeve në kontekst të eurointegrimit të Republikës së Maqedonisë.

Ministrin i Arsimit përmendi edhe se investohen orvatje me qëllim të thellimit dhe përforcimit të procesit participues dhe koordinim të aktiviteteve në kuadër të arsimimit dhe trajnimit profesionist.

“Me kompetenca të zhvilluara për inovatizëm, sipërmarrësi, mendim kritik, zgjidhje të problemeve, të mësohet si mësohen dhe të miratohen informacione të reja dhe mjeshtëri dhe si të zbatohen në situata praktike, nxënësit shumë më lehtë dhe në mënyrë më efikase do të përgjigjen në nevojat e tregut të punës”, shtoi Ademi.

Sipas tij, një nga prioritetet më të rëndësishme për periudhën e ardhshme, i cili do të jetë në fokus është vendosja e konceptit për Qendra rajonale për arsimim dhe trajnim profesionist. Në bashkëpunim me Delegacionin e Bashkimit Evropian, vendosjen e këtyre Qendrave e parashikon në rajonet vijuese Rajoni verilindor, i Pollogut dhe rajoni Jugperëndimor.

Ministria e Arsimit dhe Shkencës, në kuadër të këtyre përcaktimeve do të sigurojë harmonizim të politikave arsimore me politikat ekonomike, si politika për zhvillim të barabartë rajonal, politikë industriale, procesi i përgatitjes së strategjive nacionale dhe rajonale për specializim të urtë dhe aktivitete tjera relevant si pjesë e angazhimeve të Qeverisë.

Marketing