Studentët e universitetit të Europës Juglindore në Tetovë, hodhën kapelat e tyre të diplomimit në ceremoninë solemne që organizohet çdo fund vit nga ky universitet. Kjo është gjenerata e katërmbëdhjetë e UEJL-së , që nga themelimi. Ministri i arsimit Arbër Ademi i pranishëm në këtë manifestim, theksoi se Ministria e Arsimit do të jetë gjithmonë në përkrahje të universiteteve.

“Ky është një brez i ri i të rinjve, dhe unë jam i sigurtë që këta të rinj, kanë më perspektivë dhe që nuk kanë gabuar në zgjedhjen e fakulteteve. Këta të rinj, janë liderët e ardhshëm në shumë sfera dhe segmente të shoqërisë, në bazë të fushave që i kanë studiuar dhe njohurive që i kanë fituar” – tha Arbër Ademi, Ministër i Arsimit dhe Shkencës.

“Sot, kisha nderin dhe kënaqësinë të prezantoj në promovimin e një gjenerate të re – gjeneratës së 14-të me radhë të studentëve të cilët zgjodhën të fitojnë njohuri akademike pikërisht në Universitetin e Evropës Juglindore – në njërin nga institucionet më atraktive të arsimit të lartë, i njohur për cilësinë dhe spektrin e gjerë të mundësive për arsimim që ofron, për risitë që vazhdimisht i aplikon në programet studimore, për trajnimin bashkëkohore praktike të studentëve dhe për bashkëpunimin dhe projektet që i realizon me një numër të madh të institucioneve të larta arsimore dhe shkencore dhe me komunitetin e biznesit.”, ka shkruar Ademi në rrjetin social facebook.

Të pranishëm në këtë ceremoni ishin stafi akademik i UEJL-së, përfaqësues të ambasadave të huaja dhe shumë familjarë të studentëve që diplomuan.

Absolventët e UEJL-së

Sot, kisha nderin dhe kënaqësinë të prezentoj në promovimin e një gjenerate të re – gjeneratës së 14-të me radhë të studentëve të cilët zgjodhën të fitojnë njohuri akademike pikërisht në Universitetin e Evropës Juglindore – në njërin nga institucionet më atraktive të arsimit të lartë, i njohur për cilësinë dhe spektrin e gjerë të mundësive për arsimim që ofron, për risitë që vazhdimisht i aplikon në programet studimore, për trajnimin bashkëkohore praktike të studentëve dhe për bashkëpunimin dhe projektet që i realizon me një numër të madh të institucioneve të larta arsimore dhe shkencore dhe me komunitetin e biznesit.

Publiée par Arbër Ademi sur Samedi 16 juin 2018