Ademi: Vazhdon përmirësimi i teksteve shkollore

Prioritet i MASH vazhdon të mbetet përmirësimi dhe reformimi i programeve mësimore.

Kështu deklaroi Ministri i Arsimit Arbër Ademi, sipas të cilit vitin e kaluar u korrigjuan 22 tekste shkollore dhe u miratuan programe të reja mësimore për lëndën e gjeografisë për klasën e shtatë tetë dhe nëntë. Ministri Ademi shtoi madje shtoi se ekzistojnë programe të reja mësimore edhe për lëndën arsimit qytetar për klasën e tetë nëntë dhe vitin e pare të shkollës së mesme si dhe programe të reja mësimore në lëndën Arsimi muzikor. Dinamika e përshpejtuar e reividimit të teksteve shkollore do të vazhdojë edhe në periudhën e ardhshme, tha Ademi.

“Do të vazhdojmë me përmirësimin e përmbajtjeve të teksteve shkollore. Atë që e kemi thënë më herët e themi edhe sot, tekstet shkollore programet mësimore nuk duhet të jenë mekanizma apo instrumente për krijimin e tensioneve në shoqëri, nuk duhet të fokusohemi në krijimin e problemeve, por duhet të fokusohemi në ngritjen e cilësisë së arsimit. Shembujt që i numëruam që nuk janë të pakta si aktivitetet të realizuara prej vitit të kaluar deri më sod, me të njëjtën dinamikë por edhe më fuqishëm do vazhdojmë vitin e ardhshëm”, tha Arbër Ademi, ministër i arsimit.

Programet e reja mësimore për lëndën e muzikës, do të fillojnë të aplikohen nga viti i ardhshëm akademik, duke filluar nga klasa e gjashtë deri tek klasa e nëntë. Arsimtari i muzikës Adem Ymeri, për TVM2 tha se nxënësit që në fillim vit do të pajisen me librat origjinale në shqip të cilat ngërthejnë vlerat muzikore.

“Janë paraparë edhe vallet, këngët popullore të vjetra qytetare, rapsode… Tani puna është lehtësuar shumë për përpilimin e librave, sepse është program si statut I cili orienton”, tha Adem Ymeri, arsimtar i muzikës.

Sipas arsimtarit Adem, në programet e reja të arsimit muzikor të gjitha bashkësitë etnike do të kenë këngë në versionin origjinal, ku çdo nxënës do njihet me traditën dhe kulturën në fushën e muzikës të bashkësisë etnike që i përket si dhe të bashkësive tjera etnike.

evn