Ademi: Viti shkollor nuk do të përsëritet, mësimi online po realizohet me sukses

Ministri i Arsimit i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Arbër Ademi derisa vlerësoi si të suksesshëm realizimin e mësimit online, tha se nuk ka gjasa që të përsëritet viti shkollor, që sipas tij është gjë e mirë për vet nxënësit.

Marketing

“Reaguam shpejt dhe me efikasitet. Ndërprerja e procesit arsimor zgjati vetëm disa ditë dhe pastaj filloi në mënyrë online të realizohet. Viti shkollor filloi të realizohet, që nënkupton se ky vit shkollor nuk do të përsëritet nga shtatori. Kjo ishte opsioni më i mirë kur nuk ka opsion tjetër”, tha Ademi.

Ademi u ndal edhe tek provimi i maturës shtetërore, me çrrastë përmendi se tani për tani po shqyrtohen dy propozime, njëri që provimi në fjalë të mbahet gjatë muajit qershor dhe tjetri që ky provim të shlyhet për këtë gjeneratë të maturantëve. Megjithatë tha asi se këto propozime dhe një sërë masash të tjera do të shqyrtohen në mbledhjet e ardhshme të Qeverisë.

“Këtyre ditëve do të sjellim vendim për maturën shtetërore, ekzistojnë dy propozime njëri që ky provim të mbahet në qershor dhe tjetri që ky provim të shlyhet për këtë gjeneratë. Por ajo që është përgatitur dhe në seancat radhës të Qeverisë do të shqyrtohen një sërë masash që duhet të miratohen gjatë kësaj periudhe”, tha Ademi.

Marketing