Ademi:Qeveria me dekret ligjor për kufizimin e pagesës së shtesave dhe kompensimeve të pagave për punonjësit në sektorin publik gjatë gjendjes së jashtëzakonshme

Ministri i arsimit dhe shkencës,Arbër Ademi njofton se Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në seancën të mbajtur sot ka miratuar ndryshime dhe plotësime të Dekretit me fuqi ligjore për kufizimin e pagesës së shtesave dhe kompensimeve të pagave për punonjësit në sektorin publik gjatë gjendjes së jashtëzakonshme.

Marketing

Të gjithë punonjësve në sektorin publik të cilëve u paguhet paga në përputhje me ligjin dhe marrëveshjet kokektive, do t’u paguhet edhe e drejta e shtesës për stazhin e punës, shtesa për punën gjatë natës, kompensimi i shpenzimit për vdekje të punonjësit ose anëtarit të familjes së tij, konpensimi i pagës gjatë pengesës së përkohshme për punë për shkak të sëmundjes ose lëndimit, kompensimi i pagës për shkak të shfrytëzimit të pushimit vjetor, kompensimi i pagës për ditën gjatë festës shtetërore dhe për ditën jopune përcaktuar me ligj, për jetesën e ndarë nga familja (përveç për deputetët), kompensimin me rastin e pensionimit, e realizojnë dhe u paguhet edhe gjatë kohëzgjatjes së gjendjes së jashtëzakonshme për muajin prill dhe maj.

Për punonjësit në institucionet e arsimit të lartë dhe institutet publike shkencore ky Dekret nuk do te vlejë. https://www.facebook.com/1744160292494320/posts/2657986801111660/

Marketing