Ademi:Testimi PISA, kurajo për të punuar edhe më shumë

Minsitri i arsimit dhe shkencës Arbër Ademi vlerëson se ndryshimet thelbësore që janë bërë kohën e fundit në sferën e arsimit si dhe qasja inkluzive në krijimin е reformave arsimore po japin edhe rezultatet e para pozitive.
Sipas tij, në testimin PISA të vitit 2018-të vendi ynë është radhitur në mesin e shteteve me kapërcim më të lartë të rezultateve krahasuar me ato të vitit 2015-të.
Në tri lëmit ku janë testuar nxënësit tanë kemi ngritje të konsiderueshme.
Në kontrollin e aftësive për të kuptuar atë lexojnë kemi rezultate për 41 pikë më shumë nga vitet e mëparshme, gjithashtu rezultate më të mira në raport me të kaluarat kemi edhe në shkencat natyrore për 29 pikë dhe në matematikë për 23 pikë.
Sigurisht se këto rezultate na bëjnë të ndihemi krenar, por edhe na japin kurajo për të punuar edhe më shumë për rezultate edhe më të mira.

Marketing

Marketing