Adidas zbulon numrin e Coutinhos te Bayerni

Coutinho pritet të bartë fanellën me numrin 10 te Bayern Munich, i liruar pas largimit të Arjen Robben.

Marketing

Coutinho tashmë ndodhet në Gjermani, ai është duke i kryer testet mjekësore para se të kompletojë transferimin në formë huazimi nga Barcelona te Bayern Munich, raporton Gazeta Express.

Ende pa u zyrtarizuar dhe prezantuar, Adidas aksidentalisht ka zbuluar numrin e fanellës që do të bartë Coutinho sezonin 2019/20 në Bundesliga.

Është numri 10, i preferuari i Coutinhos që kishte te Liverpooli dhe do të jetë i tiji edhe te Bayern Munich.

Braziliani është transferuar në Gjermani në formë huazimi me të drejtë blerje në fund të sezonit, por nuk është mësuar shifra që duhet të paguajnë bavarezët për lojtarin që në total i ka kushtuar Barçës 160 milionë euro.
Për një sezon e gjysmë në “Camp Nou”, Coutinho ka bërë 76 paraqitje dhe ka shënuar 21 gola.

Marketing