Adili kthehet në klubin e zemrës

Afati kalimtar i verës ka vazhduar me shumë intensitet te FC Shkupi dhe ashtu sikurse po rriten temperaturat, po vijnë dhe emra të dëshmuar në futbollin tonë.

Marketing

Ekipit bardhekaltër sot i është bashkuar mbrojtësi me përvojë dhe shumë i dashur për publikun bardhekaltër, Mevlan Adili, i cili me kënaqësi ka veshur fanellën e zemrës. “Kisha oferta të ndryshmë nga shumë klube jashtë vendit, por kësaj radhe vendosa të jap firmën time në klubin e zemrës, aty ku kam filluar gjithçka.

Jam i bindur në projektin që më kanë shpalosur nga kryesia dhe do të kërkojmë shansin ton të dëshmohemi edhe në arenën ndërkombëtare. Uroj të kemi sezon të mbarë dhe të kënaqim ata për të cilët edhe luajmë futboll, “Shvercerat”, ka thënë Adili.

Karriera e Mevlan Adilit është tani më shumë e pasur dhe të gjithë e dinë ecurinë e tij, ndërsa në prani të kryetarit të klubit Suat Alija dhe drejtorit sportiv Omer Bunjaku, dy palët kanë firmosur kontratë një vjeçare. Adili prej sot ka filluar me stërvitje dhe i është bashkuar klubit, me të cilët nga e hëna do të udhëtojnë për në Bollu të Turqisë.

Marketing