Administrata komunale në krye me kryetarin Visar Ganiu nesër në aksion për pastrimin e Çairit

Nesër me fillim në ora 10:30 në Parkun e Çairit me iniciativë të Kryetarit të Komunës së Çairit Visar Ganiu, do të realizohet aksioni për pastrimin e territorit të Çairit, pjesë e së cilit do të jenë administrata komunale në krye me kryetarin Ganiu, drejtorët e ndërmarrjeve publike të Qytetit të Shkupit – si N.P. “Higjiena Komunale”, NP “Parqet dhe Gjelbërimet” dhe NP “Rrugët dhe rrugicat” si dhe bartës tjerë të funksioneve publike së bashku me administratën e institucioneve që drejtojnë. Pjesë e aksionit po ashtu do të jenë edhe qytetarët e Çairit që vullnetarisht do të kontribuojnë për ngritjen e nivelit të pastërtisë publike.

Marketing

Bëhet fjalë për shëndetin tonë dhe të fëmijëve tanë. Eja edhe ti të pastrojmë më shpesh Çairin!

Në ora 10:45 është planifikuar të mbahet pres konferencë për detajet e aksionit ekologjik!