Administratorët, Duraki: Shpërndarja do të vazhdojë edhe pas zgjedhjeve

Nëpunësit e administratës publike të cilët marrin rroga pa pasur një vend pune, vazhdojnë të mbeten njolla e zezë në organizimin e institucioneve publike dhe atyre shtetërore. Edhe disa muaj pas kalimit të kësaj kompetence në ministrinë e saporformuar për Sistem Politik dhe Marrëdhënieve mes Bashkësive, procesi nuk ka lëvizur aspak.

Marketing

Ministri Sadulla Duraku thotë se procesi vazhdon por pa precizuar se për sa kohë mund të rrumbullakohet. Ai madje shton se me këtë ritëm të sistematizimit do të vazhdohet edhe pas zgjedhjeve parlamentare të prillit.

“Sigurisht që edhe administratorët do të sistemohen nëpër institucione. Deri më tani, me vendimin e Qeverisë që 958 të shpërndahen, prej tyre 200 kanë nënshkruar dhe jemi në vazhdën e shpërndarjes së administratorëve të tjerë. Pasi të përmbyllim me 958-shin, do të fillojmë edhe me të tjerët”, deklaroi Sadulla Duraku, ministër i Sistemit Politik dhe Marrëdhënieve mes Bashkësive.

A ka plan konkret se kur do të përfundojë procesi?
“Normal që plani konkret është. Tani kemi zgjedhje. Pas zgjedhje sigurisht që do të vazhdohet me të njëjtin “avaz””, tha Duraku.

Marketing