Adnan Azizi: Urime 9 Prilli – Dita e Punëtorëve të Hekurudhave

Drejtori i SH.A. “Hekurudhat e Maqedonisë së Veriut – Transport ” Adnan Azizi ka uruar 9 Prillin – Ditën e Punëtorëve të Hekurudhave duke përkujtuar rëndësinë e kësaj dege ndër vite dhe sfidat në këtë kohë pandemie.

Marketing

Postimi i plotë:

Transporti hekurudhor konsiderohet si dega më e vjetër e transportit në botë, e cila ka luajtur rolin e pionierit në qarkullimet masive. Hekurudhat janë arteriet kryesore që lidhin qytete dhe shtete mes veti.
9 prilli i vitit 1873 është dita e themelimit të sistemit hekurudhor në Maqedoninë e Veriut, me ç’rast arriti treni i parë nga Selaniku në stacionin e Velesit. Kjo datë u vendos që të jetë edhe Dita e Punëtorëve të Hekurudhave të Maqedonisë.

Sot, në 148 vjetorin e Hekurudhave të Maqedonisë së Veriut, edhe pse në një gjendje jo të mirë financiare, kjo ndërmarrje ka vlerën më çmuar të saj, punëtorët e zellshëm dhe me plot vullnet. Pikërisht në këtë kohë, në gjendje të një pandemie që ka prekur tërë globin, punëtorët e hekurudhave me vendosmëri po mbajnë gjallë sistemin hekurudhor në vendin tonë.

Shfrytëzoj rastin që të gjithë veteranët dhe punëtorët aktual të Hekurudhave të Maqedonisë së Veriut t’i falenderoj dhe t’ju uroj 9 Prillin – Ditën e Punëtorëve të Hekurudhave, duke ju uruar shëndet sukses në punë. Me përkushtim dhe këmbëngulësi, padyshim se do t’i tejkalojmë të gjitha sfidat dhe do të sjellim rezultate pozitive në vitet në vijim.

Marketing