Krijuesi i aplikacioni të mirënjohur Photoshop lançoi një shërbim të ri abonimi për profesionistët e biznesit quajtur Creative Cloud Pro dhe kushton 40 dollarë.

Çdo abonim Creative Cloud Pro vjen me aplikacionet dhe funksionet e planeve të zakonshme Creative Cloud duke shtuar mëse 200 milionë asete. Përdoruesit e këtij plani mund të shkarkojnë falas këto asete dhe ti licencojnë për përdorim pa asnjë kosto shtesë.

Për më tepër nuk ka kufizime mbi asetet. Creative Cloud Pro ofrohet në dy variante: për ekipet dhe për sipërmarrjet. Të gjitha ekipet aktuale që përdorin Creative Cloud mund të kalojnë në edicionin Pro.

Creative Pro All Apps kushton 79.99 dollarë në muaj për përdorues vitin e parë dhe 89.99 dollarë në muaj për vitin e dytë e me radhë. Versioni Single App kushton 33.99 dollarë në muaj për vitin e parë dhe 39.99 dollarë në muaj në vitet në vijim. /PCWorld Albanian