Aerodromi- komuna e Shkupit me më së shumti raste aktive me koronavirus

Aerodromi mbetet komuna e Shkupit me më së shumti të infektuar, përkatësisht me 656 raste aktive.

Marketing

Pas Aerodromit, vjen Komuna e Karposhit me 522 raste aktive dhe Komuna Qendër me 507 raste aktive.

Gazi Baba ka 420 raste aktive, Kisella Voda 385 dhe Gjorçe Petrovi me 276 raste aktive.

Çairi 167 raste, Butelli 140, Ilindeni 61.

Komunat me më pak raste aktive janë Sopsite 27, Shuto Orizare 25, Saraj 21, Çuçer Sandeva 14 dhe Petroveci 20.

Marketing