Aeroplanët për shuarjen e zjarrit jo fnksional, Maksuti: Procedura për servisim ka filluar

Aeroplanët e destinuar për shuarjen e zjarreve “AirTractor”, prej dy vitesh nuk janë funksional, pasi ato nuk janë servisuar. Drejtori i Drejtorisë së Mbrojtjes dhe Shpëtimit thotë se tenderët kanë dështuar pasi dy operatorët e paraqitur nuk I kanë plotësuar kushtet, ndërsa ka pasur edhe ankesa.

Marketing

Maksuti thot se procedura për servisim ka filluar dhe marrëveshja pritet të nënshkruhet në ditët në vijim.
“Pres që deri në fund të javës të kemi marrveshje aktive dhe sa më shpejtë që mundemi ti dërgojmë në servisim, që një pjesë e sezoinit kur kemi rrezik nga zjarret ta plotësojmë, ndërsa gjithsesi të jenë të gatshëm vitin e ardhëshëm aerolanët.”, tha Bekim Maksuti, drejtori Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim.

Maksuti tha se do të bëhen përpjekje që njëri prej tyre t’i marrë të gjitha lejet që të mund të fluturojë sa më shpejt që të jetë e mundur, brenda 20 deri në 30 ditë, sepse minimumi I kohës është nga 30 në 45 ditë.

Ndërsa prej 3 gushtit hynë në fuqi ndalesa e plotë për lëvizje në zonat pyjore. Qeveria u bën thirrje të gjithë qytetarëve që të mos lëvizin nëpër zonat pyjore në vend, në mënyrë që të mbrojnë sigurinë personale dhe të parandalojnë përhapjen e mëtejshme të zjarreve.

Marketing