Aeroplani me 130 pasagjer aksidentiohet për muri gjatë ngritjes

Një aeroplan i pasagjerëve që udhëtonte nga qyteti jugor indian në Dubai u dëmtua pas goditjes së murit të aeroportit gjatë ngritjes.

Marketing

Air India IX 611, që mbante 130 pasagjerë dhe gjashtë anëtarë të ekuipazhit, u transferua në Mumbai, ku u ul në mënyrë të sigurtë.

Air India tha se për dy pilotët, të cilët kanë më shumë se 6 mijë e 500 orë përvojë fluturuese kanë filluar hetimet. Air India është transportuesi kombëtar i Indisë.

Linja ajrore tha në një deklaratë se avioni i Boeing 737 u ngrit në aeroportin e Trichy në jug të Indisë të premten, kur zyrtarët e aeroportit “vunë re se avioni mund të kishte ardhur në kontakt me muret e aeroportit”. Avioni ka pësuar dëme.

Marketing