166 pasagjer nga Gjermania, sonte mbërrijnë në Shkup

Sonte në Shkup arrijnë 166 pasagjerë , shtatas të Maqedonisë , të cilët kthehen nga Minheni i Gjermanisë.

Marketing

Pasagjerët , u nisën rreth orës 18:30 .
Të gjithë personat janë shtetas të Maqedonisë së Veriut të cilët kërkuan nga Konsulata e RMV ne Minhen që të kthehen në vendlindje, nga që për shkak të situatës aktuale të virusit COVID-19, ishin të bllokuar në Gjermani.

Të gjithë pasagjerët ishin në përkujdesje të konsulit Rexhep Demirit i cili i ka menaxhuar të gjithë procesin e kthimit, dhe do të jenë në karantinë shtetërore per 14 ditë.

Ditët në vijim, pritet që të nisen edhe nga qyteti i Berlinit dhe Bon.

Marketing