Aeroporti i Hong-Kongut anulon të gjitha fluturimet

Autoritetet e Aeroportit të Hong Kongut anuluan të gjitha fluturimet, ndërsa protestat antiqeveritare vazhdojnë edhe në aeroport.

Qindra protestues janë grumbulluar ne sallat gjigande te aeroportit duke bllokuar lëvizjen e udhëtarëve. Autoritetet që menaxhojnë aeroportin bënë të ditur përmes një deklarate se janë anuluar të gjitha fluturimet përveç atyre që kishin nisur grumbullimin e protestuesve, si dhe atyre që janë nisur ndërkohë nga destinacione të tjera drejt Hong Kongut.

Protestat kanë tronditur Hong Kongun prej 10 javësh për një ligj të propozuar që do të lejonte që qytetarët e Hong Kongut, të akuzuar për krime, të gjykohen në territorin e Kinës.

Aeroporti ndërkombëtar i Hong Kongut ishte qendra më e ngarkuar e transportit ajror në botë vitin e kaluar, sipas një rankimi të Këshillit Ndërkombëtar te Aeroporteve dhe aeroporti i tetë më i ngarkuar për trafik pasagjerësh.