Afati për Specialen po skadon, partitë e hedhin fajin për mossuksesin për negociatat

Dy ditë para skadimit të mandatit të prokurores speciale publike Katica Janeva më 15 shtator, opinioni profesional, partitë dhe prokurorët po tentojnë që të gjejnë zgjidhje se si të vazhdojë me punë Prokuroria Speciale Publike e cila në vitin 2015 ishte formuar si rezultat i aferës me bisedat e përgjuara, njofton Koha.mk

Marketing

Partitë të ndara në qëndrimet e tyre. Nga LSDM-ja thonë se Mickoski dhe VMRO-DPMNE-ja me vetëdije po tentojnë që ta sakrifikojnë të ardhmen e shtetit dhe qytetarëve për shkak të shpëtimit të kriminelëve nga ajo parti me atë që nuk e mbështesin ligjin e ri për PP-në. Përderisa VMRO-DPMNE-ja me qëndrim se kryeministri Zoran Zaev ka dëshiruar që ta mbrojë krimin e tij dhe në radhët e tij dhe për këtë nuk dëshiron prokurori të pavarur të udhëhequr nga një prokuror në propozim të opozitës.

Në anën e partive dhe afateve për Janevën, prokurorja e PSP-së Lençe Ristovska dje para seancës gjyqësore në Gjykatën Penale tha se ata ende funksionojnë sipas ligjit për PSP-në i cili vlen deri në shtator të vitit 2020. Nga kjo prokurori dje kumtuan edhe se janë të gatshëm që të përgjigjen në shkresën e Prokurorisë Publike të Republikës së Maqedonisë së Veriut, ndërsa kjo është që menjëherë t’i dorëzojnë lëndët të cilat i përfaqësojnë me të gjitha dokumentet dhe dëshmitë.

Paralelisht me ngjarjet që po vijojnë për pasigurinë e mbijetesës së PSP-së, personeli profesionist, administrativ dhe ndihmës-teknik i kësaj prokurorie kërkoi ndihmë nga bashkësia ndërkombëtare e cila ishte pjesë e proceseve të formimit të PSP-së dhe nga faktorët politikë në vend.

Ministrja e Drejtësisë Renata Deskoska në një deklaratë për MIA-n thotë se gjatë bisedimeve për ligjin për Prokurorinë Publike kanë propozuar që të punësuarit në PSP të transferohen në Prokurorinë Publike.

“Gjatë bisedimeve për Ligjin e prokurorisë publike i kemi parasysh të punësuarit në Prokurorinë Speciale Publike dhe kemi biseduar për statusin e tyre. Propozimi ynë ishte që këta persona të transferohen në Prokurorinë Publike republikane, ndërsa prokurori publik të mundet më tjutje t’i sistemojë në pajtim me nevojat dhe sistematizimin e Prokurorisë Publike”, thotë ministrja Deskoska lidhur me letrën me kërkesa dërguar nga personeli teknik i PSP-së deri te ambasadorët dhe krerët e shtetit.

Sipas Grupit Bluprint i cili tashmë dy vite i ndjek reformat në sistemin e gjyqësorit, PSP-ja si institucion dhe organ duhet të vazhdojë me punë në kuadër të sistemit të Prokurorisë Publike sipas përcaktimit dhe rregullave hierarkike, ndërsa dëshmitë video dhe audio materiale janë të nevojshme që të përdoren edhe më tutje në procedurat sipas vlerësimit të gjykatësve.

Në lidhje me zgjedhjen dhe emërimin e prokurorëve, nga Bluprint thonë se grupi i tyre i propozimeve është tërësisht i kundërt nga propozimi i VMRO-DPMNE-së, nëse formohet repart për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit, shefi i asaj prokurorie të jetë propozim i partisë opozitare.

Deputeti i LSDM-së Hari Lokvenec informoi se grupet e punës të partive parlamentare dje kanë punuar në harmonizimin e qëndrimeve për ligjin e ri për prokurorinë publike dhe se me këtë tregohet se jepen përpjekje maksimale për harmonizimin e qëndrimeve për sigurimin e shumicës prej dy tretave, gjegjësisht bashkërisht të krijojnë ligj i cili duhet të sillet, ndërsa ka lidhje me prokurorinë publike.