Afishet me emrin e ri do të jepen falas

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme të Maqedonisë së Veriut, Agim Nuhiu, në një intervistë për kanalin e tretë shtetëror ERT, i ka sqaruar ndryshimet që janë bërë, por edhe ata që do të bëhen në vijim në lidhje me emrin e ri.

Marketing

Në fillimin, Nuhiu e ka treguar vulën që vendoset në pasaportat e Maqedonisë, ku është emri i ri Maqedonia e Veriut.

“Do të dëshiroja të them se e i kemi bërë të gjitha ndryshimet e tabelave në hyrje të vendit tonë me emrin e ri Maqedonia e Veriut. Gjithashtu kemi bërë edhe ndryshime tjera në lidhje me vulat në shërbimet e MPB-së”, tha Nuhiu.

Në lidhje me targat e regjistrimit, gazetari sqaron se edhe ato do të ndërrohen në katër muajt e ardhshëm nga “MK” në “NMK”, ndërkaq, zv/ministri e sqaron zgjidhjen për periudhën kalimtare.

“Kemi zgjidhje për periudhën kalimtare. Kemi përgatitur afishe falas për pronarët e automjeteve derisa ta kenë kodin e ri të komunikacionit të vendit”, sqaroi Nuhiu.

Marketing