Afrika e Jugut lë në det të hapur anijen me 1700 pasagjerë, një pjesëtar i ekuipazhit i dyshuar me COVID-19

Një kroçerë me rreth 1700 pasagjerë nuk është lejuar të ankorohet në portin e Cape Toën në Afrikën e Jugut pasi një pjesëtar i ekuipazhit dyshohet se është i infektuar me COVID-19.

Marketing

Pjesëtari i ekuipazhit kishte kishte fluturuar me gjashtë persona të tjerë pak ditë më parë përpara se të hipnin në anijen italiane MV Aidamira.

Sipas BBC, në bordin e anijes ndodhen shtetas nga vende të ndryshme të botës, por kryesisht gjermanë dhe austriakë.

Deri më tani në Afrikën e Jugut numërohen 116 persona të prekur dhe fatmirësisht asnjë viktimë.

Prsidenti i vendit ka ndërmarrë menjëherë masa të rrepta për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të virusit.

Të gjitha pikat kufitare në vend janë mbyllur duke mos lejuar asnjë hyrje e dalje nga vendi përveç rasteve emergjente.

Marketing