Afrikë, numri i të vdekurve nga COVID-19 rritet në rreth 128 mijë

Në Afrikë numri i rasteve me koronavirusin e ri (COVID-19), shkoi rreth 4 milionë e 772 mijë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas faqes së internetit kur azhurnohen të dhënat e COVID-19 “Worldometers” njoftohet se numri i viktimave nga ky virus u rrit në 127.962.

Ndërsa numri i rasteve shkoi në 4.771.834 dhe numri i të shëruarve shkoi në 4.297.334.

Marketing

Në kontinent numri më i madh i rasteve me COVID-19 u regjistrua në Republikën e Afrikës së Jugut, Marok, Tunizi, Etiopi, Egjipt dhe në Libi.

Ndërkohë, numri më i madh i viktimave nga ky virus u regjistrua në Republikën e Afrikës së Jugut, Egjipt dhe në Tunizi.



. .