Afrim Gashi largon Zejdin nga Alternativa

Gjatë mbledhjes së mbrëmshme konstruktive – në përfundim të procesit të reformave në parti – u zgjodhën edhe nënkryetarët, Sekretari i Përgjithshëm dhe sekretarët e sekretariateve të partisë. Ajo që bie në sy është mosprania e deputetit Skender Rexhepi – Zejdi në kryesinë e ngushtë të partisë, njofton Lobi

Marketing

Kështu, me vota unanime, Sekretar i Përgjithshëm i Alternativës u zgjodh kryetari i deritanishëm i degës së Çairit, Bekim Sali – stomatolog.

Nënkryetarë të partisë, po ashtu me vota unanime, u zgjodhën: Dr. Lulzim Aliu – profesor universitar, Dr. Hysni Ismaili – profesor universitar dhe deputet dhe Safije Sadiki – Shaini – profesore universitare dhe deputete.
Në kuadër të reformave u zgjodhën edhe sekretarët e sekretariateve. Kështu Sekretar i Sekretariatit të Politikave Strategjike u rizgjodh Arben Labënishti, Sekretar Organizativ u zgjodh Mubekir Palloshi, Sekretar për Resurse Njerëzore u vendos të jetë Driton Sulejmani, Sekretar për Marrëdhënie me Publikun u rizgjodh Zeqirija Ibrahimi dhe Sekretar i Sekretariatit të Departamenteve do të jetë nënkryetari i deritanishëm Admirim Aliti.

Përveç tyre, Kryesia Qendrore e zgjodhi edhe Dr. Bejtullah Demirin për drejtor të Akademisë Politike të Alternativës.

Në këtë takim u zgjodhën edhe zëdhënësit e partisë. Ata do të jenë: Orhan Murtezani dhe Nurxhan Asanoska.

Në këtë mënyrë sonte u shpall i mbyllur procesi i reformave në parti, duke i zgjedhur të gjitha funksionet partiake, ndërsa vendimi kolektiv i partisë ishte që tash të gjitha kapacitetet e partisë të vihen në shërbim të suksesit të zgjedhjeve te ardhshme lokale.

Marketing