Afrim Gashi së bashku partnerët e koalicionit ,në Çegran dhe Çajle të Gostivarit

Kryetari i AlternAtivA-s, Afrim Gashi, së bashku me Hysni Ismailin dhe partnerët e koalicionit “TASH është koha”, sonte morën pjesë në tubimet e fshatrave: Çegran dhe Çajle të Gostivarit.

Marketing

Gjatë këtyre takimeve me banorët e kësaj ane, u fol mbi problemet shoqërore dhe socio-ekonomike me të cila ballafaqohen shqiptarët tashmë një kohë të gjatë.

” Entuziazmi dhe vullneti i fuqishëm për ndryshim shihet gjithandej tek shqiptarët. Në çdo vendbanim, në çdo fshatë, dhe në çdo lagje, ku do që shkojmë, shohim shpresën se shqiptarët janë të vendosur për ndryshim. Më 15 korrik masovikisht të dalim në zgjedhje dhe ta sjellim ndryshimin”, ka thënë Gashi.

Marketing