Agim Nuhiu dhe Sllatina: Erdhi koha, jemi gati për Kryeministrin shqiptar

Një nga fshatrat emblematike, është Sllatina ku BDI tashmë ka filluar intensifikimin e takimeve me qytetarë, duke organizuar aktivitete të cilat sensibilizojnë për programin elektoral dhe duke takuar grupe qytetarësh, rininë dhe familjet e këtij fshati duke i njohur ata me synimet dhe qëllimet e kësaj partie lider që njeh vetëm fitore.

Marketing

Gjithandej lagjeve, fshatrave e qyteteve të Maqedonisë së Veriut, qytetarët shqiptarë, janë duke fuqizuar ndjenjën e përkatësisë partiake, ndjenjën e unitetit dhe fitores së tyre, për Kryeministrin shqiptar.

Ashtu ishte edhe në Sllatinë, ku Agim Nuhiu me të rinjtë e këtij fshati, diskutoi për platformën qeverisëse për mandatin e ardhshëm, për vlerat e BDI-së, të arriturat dhe pritjet e mëdha nga pushteti lokal e qendror, për mirëqenien e secilës familje, për perspektivë dhe përparim.

Ky sensibilizim, bëhet me qëllim të bashkimit të shqiptarëve, për kauzën e cila antikombëtarëve ju duket lojë politike. Por, shqiptarët në politikë nuk bëjnë lojë, kështu, me Kryeministrin shqiptar, duan të realizojnë barazinë e vet, që ua mundëson vota demokratike dhe instrumentet demokratike si zgjedhjet e lira, ka cekur z. Agim Nuhiu.

Andaj, ka cekur z. Agim Nuhiu se shqiptarët, në Sllatinë, i madh e i vogël, burra e gra, bujq e intelektual, studentë e punëtorë, janë gati për 15 korrik, janë gati për fitoren e BDI-së, për Kryeministrin shqiptar!

 

Marketing