Agim Nuhiu vizitoi policin shqiptar në spital

Zëvendës ministri i Punëve të Brendshme i Republikës së Maqedonisë së Veriut Agim Nuhiu ka deklaruar se Kolegu Petar Gjurçinovski që humbi jetën mbrëmë në krye të detyrës do të mbetet heroi ynë!.

Marketing

Ai këto komente i bëri gjatë vizitës që i bëri policit Feim Shabani i cili është duke u trajtuar në Spital pas lëndimeve që ai morri në aksidentin e tmerrshëm të së shtunës në Aksin Tetove-Gostivar. Nuhiu i ka dëshiruar shërim të shpejtë policit Feim Shabani!

Njeriu i dytë i MPB së ka thënë se duhet të ngrisim kujdesin dhe respektin ndaj policisë së shtetit! Jeta dhe shëndeti nuk kanë ekuivalencë! u shpreh Nuhiu.

Marketing