Agjencia për mbështetjen financiare të bujqësisë dhe zhvillimit rural nuk ndalet, ja kush mund të përfitojë nga shpallja e radhës

Agjencia për mbështetjen financiare të bujqësisë dhe zhvillimit rural shpall THIRRJE PUBLIKE nr. 01/2020 për parashtrim të kërkesave për shfrytëzim të mjeteve nga Programi për mbështetje financiare në peshkatari dhe akuakulturë për vitin 2020

Marketing

🔴Lëndë e kësaj shpallje është shpërndarja e mbështetjes financiare për masën 2 – “Mbështetje financiare në akuakulturë” , konkretisht për nënpikën 2.1 – “Mbështetje financiare për investime në akuakulturë” , ku vlera maksimale e shpenzimeve të pranueshme është 7.000.000,00 denarë për shfrytëzues individual.

🔴Kjo masë është dedikuar për:
✔Ndërtimin e kapaciteteve të reja për akuakulturë;
✔Zgjerimin, rekonstruimin, adaptimin dhe modernizimin e kapaciteteve ekzistuese për akuakulturë;
✔Ndërtimin e kapaciteteve të reja për përpunimin e peshqve;
✔Furnizim me paisje për përpunim, ripërpunim, deponim dhe paketim të peshqve.

🔴Mbështetja financiare paguhet në bazë të principit të bashkëfinancimit të investimeve përfundimtare dhe të paguara nga ana e shfrytëzuesit në shumë prej 50% nga vlera e harxhimeve të të pranueshme për investime.

🔴Shkalla e bashkëfinancimit rritet deri në 55% (në raste kur bartës i ekonomisë bujqësore është bujk i ri apo grua), 60% (kur investimi ndodhet në vende rurale kodrinoro-malore) dhe 65% (kur bëhet fjalë për investim nga bujq të ri/grua në vende rurale kodrinoro-malore).

🔴Mbështetja e ndarë financiare është e pakthyeshme.

🔴Kërkesat e plotësuara për mbështetje financiare dhe shfrytëzim të mjeteve nga Programi për mbështetje financiare në peshkatari dhe akuakulturë për vitin 2020 së bashku me tërë dokumentacionin e duhur dorëzohen në arhivin e Agjencisë çdo dit pune prej ora 08:00 deri 16:00.

🔴Afati i fundit për dorëzimin e kërkesave është 22.03.2020.

Marketing