Agjencia për Rini dhe sport ndan një milion denarë për Besir Alilin

Besir Alili sot u prit nga drejtori i Agjencisë për Rini dhe Sport, Darko Kaevski, i cili me këtë rast potencoi se mundësi ka arritur një rezultat të jashtëzakonshëm dhe me këtë meriton një falënderim të madh.

Marketing

“Maqedonia është krenare për rezultatin dhe të gjithë ishin të tubuar në sheshe për të festuar rezultatin. Ata ishin ambasadorët më të mëdhenj dhe ata dëshmuan se janë përfaqësues të sportit më të popullarizuar në vendin tonë. Në periudhën e ardhshëm presim edhe rezultate edhe më të larta. Besiri është pjesë e ngritjes sportive në këtë sport dhe ai është pjesë e këtij programi me të cilin kemi një kampion evropian. Jam i bindur se në periudhën që pason do të kemi edhe më shumë suksese në këto kategori të sportit. Ne vazhdojmë që këto ambasadorët tanë ti ndihmojmë në garat e mëdha që të arrijnë rezultate të larta. Besojë se këto janë Shaban Sejdiu, Shaban Trstena të ardhshëm”, tha mes tjerash Kaevski.

Besir Alili falënderoi të gjithë për përkrahjen dhe premtoi se do jep maksimumin në garat e ardhshme.
“Faleminderit do të garojmë edhe për medalje tjera. Nga garat që pasojnë , duhet të stërvitem më shumë dhe do të jap maksimumin që të përfaqësoje vendin tonë në garat e mëdha, tha mes tjerash Alili.

Drejtori Kaevski u zotua se do ndajë një milion denarë nga Angjencia për Rini dhe Sport, prej të cilëve 800 mijë për mundësin dhe 200 mijë për trajnerin.