Agjencia për Siguri Kombëtare e fillon ditën e parë të punës, DSK shkon në histori

Fillon me punë Agjencia për siguri kombëtare, kumtoi sot drejtori i institucionit, Viktor Dimovski, duke theksuar se kapacitetet e Agjencisë, sipas ligjit për miratimin e tij dhe harmonizimin e akteve të brendshme për operativitet, prej sot janë vënë në funksion të plotë.

Marketing

“Dita e sotme është ditë historike. Sot mundemi dhe me të drejtë të themi se përfundon faza kyçe në reformën e sektorit të sigurisë në vendin tonë dhe se Drejtoria për siguri dhe kundërzbulim, e cila në periudhën e fundit ishte keqpërdorur për individë dhe interesa grupore, përfundimisht shkon në histori. Them e keqpërdorur, sepse në periudha të caktuara në të kaluarën dhe veçanërisht, gjatë qeverisjes të pushtetit paraprak, qytetarët dhe vendi ishin, në një mënyrë, viktima të keqpërdorimit të kapaciteteve, resurseve dhe një pjesë e të punësuarve në Drejtori. Prej sot fillon erë e re në këtë fushë. Agjencia për siguri kombëtare është agjenci e pavarur, jashtë korrnizave të MPB-së, si pjesë e përfundimit të reformës të sistemit zbulues të sigurisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut”, theksoi Dimovski.

Potencoi se Agjencia në suaza të punës së saj do të përkushtohet në implementimin dhe zbatimin e reformave sipas standardeve evropiane të sigurisë, me çka si faktor i stabilitetit në rajon do të japë kontribut në procesin e tërësishëm për integrimin e vendit tonë në BE dhe NATO. Dimovski theksoi se procesi i reformave në sektorin e sigurisë, megjithatë, nuk përfundon me ditën e fillimit me punë të Agjencisë për siguri kombëtare.

Shprehu bindje se me punën e Agjencisë për siguri kombëtare në pajtim të tërësishëm me korrnizën kushtetuese dhe ligjore në vendin tonë dhe me respektimin e tërësishëm dhe zbatimin e vlerave bazë evropiane do të demonstrojmë jo vetëm përcaktim, por edhe kapacitet të përballemi me sfida të sigurisë në periudhën e ardhshme.

Marketing