Agjencia për Zbatimin e Gjuhës në mbështetje të humanizmit dhe solidaritetit

“Në prag të shënimit të Ditës së Alfabetit të Gjuhës Shqipe më 22 nëntor, AZGJ-ja në bashkëpunim me Qendrën Ditore për Dhurim të Gjakut e cila funksionon në kuadër të Shtëpisë së Organizimeve Humanitare ‘’Dare Xhambaz’’-Shkup, organizoi aksion për dhurimin e gjakut, me ç’rast të punësuarit e AZGJ-së, vullnetarisht iu bashkëngjitën aksionit për dhurimin e gjakut për nevojat e sistemit shëndetësor.

Marketing

Duke e ditur rëndësinë e misionit human në shpëtimin e jetës së njeriut si akti më fisnik, AZGJ-ja gjithnjë do t’i mbështes aksionet me karakter human dhe do të angazhohet në ngritjen e vetëdijes së qytetarëve për t’iu ndihmuar personave në nevojë si dhe në përforcimin e kulturës shëndetësore.

Përmes këtyre veprimeve humane, AZGJ-ja bashkohet në përpjekjet për motivimin e qytetarëve për dhurim vullnetar të gjakut si dhe për të krijuar një qëndrim pozitiv ndaj dhurimit të gjakut. Ajo gjithnjë do të jetë e hapur për bashkëpunim dhe ndihmë për bashkëqytetarët e saj.” – zyra për informim, Agjencia për Zbatimin e Gjuhës

AZGj-ja në mbështetje të humanizmit dhe solidaritetitNë prag të shënimit të Ditës së Alfabetit të Gjuhës Shqipe më 22…

Publiée par Агенција за примена на јазикот / Agjencia për Zbatimin e Gjuhës sur Mercredi 20 novembre 2019