Agjencitë turistike në Austri para mbylljes

Edhe pse po afrohen pushimet e verës, agjencitë turistike në Austri po përballen me mbyllje.

Marketing

Shoqata e agjencive austriake turistike paralajmëron se mund të vijë deri te një valë e falimentimeve të agjencive turistike, të cilat janë të prekura nga pandemia e virusit korona.

“Hapja e agjencive për momentin nuk ka kuptim. Puna që agjencitë për momentin e kanë mund të realizohet me orar të shkurtër të punës, prej në shtëpi”, deklaroi kryetari i shoqatës Jozef Petarlajtner.

Ai tha se për momentin udhëtimet po anulohen, se disa klientë i ndryshojnë datat e pagesës, por se gati nuk ka aranzhime të paguara.

Sipas tij, agjencitë turistike për momentin kanë vetëm shpenzime të shtrenjta për të punësuarit, qira të shtrenjta, ndërsa gjithashtu duhet t’i kthejnë edhe paratë e paguara.

Marketing