Agjenda e gjelbër, Grubi, Shaqiri dhe Merko rrënojnë platformat mbi liqe në Strugë

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem politik dhe
marrëdhënie ndërmjet bashkësive, z. Artan Grubi bashkë me ministrin e
Shoqërisë informatike dhe administratës, z. Jeton Shaqiri dhe kryetarin
e komunës së Strugës Ramiz Merko sot filluan rrënimin e të gjitha 6
platformave ekzistuese të vendosura buzë bregut të liqenit në Strugë.

Marketing

Grubi me këtë rast ka thënë se gëzon fakti që aksioni për largimin e
këtyre platformave po bëhet përmes dialogut konstruktiv midis
autoriteteve komunale dhe komunitetit të biznesit.

Zëvendëskryeministri i parë Grubi gjatë këtij aksioni ka thënë se
agjenda e gjelbër tashmë është vënë në aksion dhe nuk do të ndalet me
kaq. Përmes kësaj agjende fitojnë qytetarët e Republikës së Maqedonisë
së Veriut, pavarësisht se ku jetojnë ata pasi që e njëjta kontribuon për
një jetë më të mirë dhe më cilësore.

Grubi gjithashtu ka thënë se këtë iniciativë të qytetit të Strugës dhe
kryetarit Ramiz Merko përveç struganëve e mirëpresin edhe të gjithë
qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Kryetari i Strugës, z. Ramiz Merko me këtë rast ka thënë se kjo është
vetëm fillimi dhe që agjenda e gjelbër nuk do të ndalet.

Merko ka informuar se zhvillimi i qytetit të Strugës dhe zhvillimi i
turizmit është dhe do të mbetet prioritet i administratës së tij por
edhe i vetë qytetarëve të Strugës.

Merko ka informuar zëvendëskryeministrin e parë Grubi dhe ministrin e
Shoqërisë informatike dhe administratës Shaqiri se 6 platfomat që sot po
rrënohen nuk janë ndërtime të egra por që pronarët strugan dëshirojnë të
solidarizohen me pronarët e koncesioneve të qytetit të Ohrit pasi që nuk
duan që Struga të ngelet “dele e zezë” dhe me këtë të rritë mundësitë që
Ohri të humb statusin qytet i mbrojtur nga UNESKO.

Kryetari i Strugës, z. Ramiz Merko gjithashtu ka informuar Grubin dhe
Shaqirin se ai dhe ekipi i tij vazhdimisht punojnë për mbrojtjen e
biodiversitetit të liqenit të Ohrit duke dhënë si shembull rritjen e
sasisë së kallamit nga 10 në 200 hektar gjatë 4 viteve të fundit.

Marketing