Inspektori i shërbimit sekret maqedonas, Aleksandar Dinevski, i cili në vitin 1992 ishte edhe kandidati i VMRO-DPMNE-së për deputet, thotë se Nikolla Gruevski ka ikur në Hungari me pasaportë serbe.

“Nga Serbia është pasaporta e Gruevskit, nga Serbia. Detaje herë tjetër”, ka shkruar Dinevsi në facebook.

Edhe pse një kohë ka qenë kandidat për deputet, gjatë qeverisjes së fundit të VMRO-DPMNE-së, Dinevski u dënua me burg.