Dërguari i All-llahut e kishte dërguar Ebu Musain me një grup në një betejë nëpër det. Në një natë të errët, duke qenë ata në anije, i ngritën velat, kur papritmas një zë u dëgjua nga lart:

“O udhëtarë të anijes, ndaluni t’ju lajmëroj lidhur me një caktim që All-llahu ia ka caktuar vetvetes!”

Ebu Musa tha: “Na trego nëse e din!”

Zëri tha:“Vërtetë Zoti i Madhëruar ia ka caktuar vetvetes ta ngopë me ujë Ditën e etjes atë që është etur në një ditë të nxehtë.“

Sahihut-targibi vet-tarhibi, Shejkh Albani (970).