Agnelli: Nuk pendohem për transferimin e Pirlos dhe Ronaldos

10:39 | 21 Prill 2021

Marketing

Presidenti i Juventusit, Andrea Agnelli ka diskutuar sezonin duke thënë se nuk pendohet për trajnerin Andrea Pirlo dhe Cristiano Ronaldo.

Juventus renditët në pozitën e katërt në tabelë, dy pikë më shumë se Napoli që është në pozitën e pestë, përcjellë lajmi.net.

I pyetur lidhur me këtë sezon, Agnelli tha se nuk është penduar që ka punësuar Andrea Pirlon.

“Nuk jam penduar në transferimin e Cristiano Ronaldos, nëse do kthehesha në kohë, do ta bëja sërish dhe nuk pendohem as për Andrea Pirlon”, tha ai.

Në gusht, ish mesfushori u punësua duke zëvendësuar Maurizio Sarrin, që fitoi titullin e Seria A në sezonin e vetëm në klub./Lajmi.net/