Agolli e pranoi humbjen, ia uroi fitoren Dukës

Kandidati për kryetar të Komunës së Dibrës, Arben Agolli nga Aleanca për Shqiptarët e pranoi humbjen në zgjedhjet e sotme të parakohshme lokale për kryetar të Dibrës.

Marketing

Agolli me bashkëpunëtorit e tij arriti në selinë e degës së BDI-së dhe ia uroi fitoren Hekuran Dukës.

Që të dy janë mjekë specialistë dhe për një periudhë të gjatë kanë punuar së bashku në Spitalin e Përgjithshëm në Dibër.

Para selisë së degës së BDI-së në Dibër është duke u festuar fitorja e Dukës.

Sipas rezultateve të para Duka i ka marrë 450 vota më shumë. Me pothuajse diferencë identike Agolli humbi në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale në tetor të vitit 2017 kur për herë të dytë u zgjodh Ruzhdi Lata i cili vdiq në nëntor të vitit të kaluar, pas një sëmundje të rëndë. .

Marketing