Agron Alili i përgjigjet Arta Toçit: Shpifjet nuk kanë të ndalur

Bomba e radhës e publikuar nga ArtaToci kinse për nepotizëm nga unë Agron Alili si ish drejtor gjimnazi është sigurisht një barcolet e radhës e cila me siguri do ketë epilog gjyqësor dhe i njëjti epilog do publikohet që nga fillimi e deri në përfundim.

Marketing

Unë Agron Alili, ish-drejtor gjimnazi në periudhën 2003-2009 arrita si prijës i gjeneratës së re asaj kohe që atë tempull të dijes ta ngrej në piedestalin më të lartë të qytetit duke ja bashkangjit edhe paralelet e mjekësisë asaj kohe që ishin nen Tetovën. Më sulmuan fizikisht e verbalisht vetëm e vetëm të thyejnë vendoshmerin time për vendosjen e rendit ne shkolle.

U munduan me mish e shpirt protagonistet e ALEANCES së sodit e PDSH-RDK-së së atëhershme të njollosin personalitetin tim në periudhën 2009-2013 duke bërë revizione të njëpasnjëshme kinse unë kam harxhuar parat e salles , kam shitur kompjuterët e shkollës e shumë çka nuk më etiketuan dhe kur panë se epilogu do ishte zhgënjyes për ta , vendosën në vitin 2013 të më dërgojnë me urdhëresë në gjimnazin e Negotines. U detyrova të largohem prej pune duke kërkuar drejtësinë në instanca gjyqësore , me të vetmin qëllim që tu tregoj protagonisteve të sodit se me asnjë çmim nuk do i nënshtrohem presionit dhe padrejtësisë.

Në vitin 2014 serish mu dha besimi që shkollën medicinale ta pamvarsoj prej gjimnazi, te cilin obligim e mora me shumë përgjegjësi me te vetmin qellim qe shkolla e mesme medicinale te arije ne periudhë 4 vjeçare ta behet nder shkollat me dinjitoze te qytetit.
A e arrita këtë ? Le e vlerësojnë vet qytetarët dhe të punësuarit e shkollës.

Pse perseri jam aty? Jeni ju me ALEANCEN tuaj qe me detyruat mos te dorëzohem. Jo se është dëshira ime e madhe për me qenë drejtor i kësaj shkolle, po pikërisht është momenti ku me çdo kusht do jem i vendosur qe mos ju lejoj ta shkatërroni atë që e krijuam vite me radhë duke sjell ne shkolle njerëz që s’kan asgjë te përbashkët me arsimin.

A meritoj unë të jem aty? Le të vlerësojnë vet te punësuarit, prindërit dhe nxënësit e kësaj shkolle.
Te jeni te sigurt se nga moment qe ju dhe ALEANCA juaj nuk de jet ne krye te Gostivarit une me shumë entuziazëm do largohem nga udhëheqja e kësaj shkolle me plote bindje se kushdo qe te jete përveç jush do jetë vazhdimësi e një prosperiteti për të ardhmen e këtij institucioni.

Po sa e pafytyrë je Arta me mentorët e tu. Në këtë denoncim te përfshish bashkëshorten time është çmenduri.
Bashkëshortja ime JU rikujtoj se në organizatën joqeveritare ( Kryqin e kuq te Gostivarit) në vitin 2014 është caktuar sekretare e organizatës (në mungesë të kuadrit adekuat) kur unë nuk kam qenë drejtor. Te quash nepotizëm ushtrimin e detyrës në një organizate joqeveritare ku aspak s’ka ndikim politika është për keqardhje.
Për fund sa i përket pasurisë sime me plote përgjegjësi ju deklaroj se unë Agron Alili posedoj
• nje banes vlera 40.000euro e cila sot e kesaj dite ka probleme me dokumentacionin teknik ( për të cilën mu deshten 3 kredi- imja, bashkëshortes dhe prindit dhe e njëjta mund të verifikohet në bankë)
• një veturë e viti 2002 – vlera afron 3000euro
SQARIM: vetura Shevrolet spark është pronë e bashkëshortes e blerë 800£ ndërsa restorant LA Vita është pronë e kunatit Alban Mehmedi, prindi i te cilit punon mbi 25 vjet ne Itali.
Nëse Arta kjo të duket e pabesueshme atëherë ju keni problem me veten.
Se nga ju dolen juve 2 banesa, 3 vetura , restorant ….. ngelet t’i dëshmoni në instancat gjyqësore.

Nga , Agron Alili
Gostivar

Marketing