Ahmeti: 19 vite kishim agjendë për liri, barazi dhe integrim, tash erdhi koha e agjendës së jetës

“Prioritet numër një në këtë platform janë ajri i pastër, ujërat e pastra, këtë dua të them që tanimë është koha për të dalë me një platform të tillë sepse gati 19 vite agjendat tona kanë qenë të ngarkuara me prioritete tjera, ne tashmë kemi mbyllur pjesën normative të Marrëveshjes së Ohrit”, ka theksuar Ahmeti në Click Plus.

Marketing

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti gjithashtu ka folur edhe për Agjendën e Gjelbër të cilën e publikoi më 5 qershor me rastin e 19-të vjetorit të BDI-së.

Ahmeti thotë se BDI-ja është vlerë për kombin shqiptar në Republikën e Maqedonisë së Veriut, duke shtuar se ka kapacitet që të merret me Agjendën e Gjelbër.

“BDI është vlerë për kombin shqiptar në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe për këtë çerek shekulli ka investuar shumë për ngritjen e kuadrove, për ngritjen e ekspertëve të fushave, për të zgjeruar diapazonin e njohurive dhe diturive dhe mendoj se BDI i ka të tëra kapacitetet që të merret me këtë platformë të cilën e ka publikuar me rastin e 19-të vjetorit të themelimit”, ka deklaruar Ahmeti.