Ahmeti bashkëbisedon me Diasporën në Gostivar: Patriotizmi matet me vepra

Në një takim me mërgimtarët dhe qytetarët e Gostivarit që u mbajt në sallën e madhe të Pallatit të Kulturës, Kryetari i BDI-së Ahmeti nga afër njoftoi mërgimtarët dhe të pranishmit e tjerë me të arriturat e shqiptarëve në dy dekadat e fundit në Republikën e Maqedonisë së Veriut, por edhe me planet për të ardhmen.

Marketing

“Patriotizmit me fjalë të mëdha, me gojën plotë i ka ardhur fundi. Ne duhet të punojmë për çdo ditë dhe pa fjalë të mëdha por me vepra të prekshme dhe konkrete. Të ndërtojmë vlera e kapacitete në administratë, në universitete. Punojmë dhe do të punojmë për përfaqësim adekuat. Nëse në vitin 2001 kishim 260 oficerë dhe nënoficerë shqiptarë në ARM, sot i kemi mbi 2000. Nëse kishim 178 policë shqiptarë, sot i kemi mbi 2000 djem të ri në Polici.

A ka edhe shumë punë para nesh, sigurisht se ka. Sepse të tjerët kanë qenë para nesh 60 vite, dhe tani punojmë të arrijmë përfaqësim, cilësi dhe kualitete”, tha mes të tjerash Ahmeti, duke shtuar që tani që kemi dy universitete shtetërore në gjuhën shqipe dhe një publiko – privat, flamurin dhe gjuhën shqipe legale dhe të mbrojtura me ligj, patriotizëm mbetet është zhvillimi ekonomik, drejtësia profesionale dhe jo selektive, institucione moderne dhe të reformuara dhe universitete cilësore.

Ahmeti u fokusua edhe në raportet ndëretnike, duke vënë theksin në faktin që ende nuk ka arritur koha që maqedonasi të mbron interesin e shqiptarëve, apo shqiptari interesin e maqedonasve, duke shtuar se dallimet e krijuara me shekuj, nuk mund të hiqen brenda ditësh, andaj u shpreh që shqiptarët mund të përfaqësohen denjësisht vetëm nga subjektet politike shqiptare.

“Deri para disa vitesh kishim dallime me VMRO-DPMNE, tani me LSDM, në mbrojtje të asaj që quhet shqiptare në këtë vend. Ne kemi bë kompromis por nuk kemi qenë puthadorë as lakmiqarë për pushtet dhe në radhë të parë kemi vendosur prioritetet dhe kërkesat legjitime, të drejtat e shqiptarëve. Ka njerëz që mendojnë se njëra palë është më e gatshme dhe tjetra palë më e rezervuar kur flitet për avancimin e të drejtave të shqiptarëve.

Të jemi të sinqertë. Kur është një pyetje avancimi në të gjitha sferat të shqiptarëve, ka hezitim. Mos mendoni që me aq lehtësi gjërat po lëvizin. Nëse nuk i bie tavolinës me dorë dhe nuk i del Zot çështjes, treni ikën”, tha Ahmeti, i cili shtoi që: “Në të gjitha ciklet zgjedhore, shqiptarët me votë të lirë dhe mbi 60 % na kanë votuar dhe besuar. Ne jemi përprejkur që të mos i poshtërojmë por t’i nderojmë si kombtarisht ashtu edhe ndërkombtarisht”.

Në tubimin që u drejtuar nga Kryetari i degës, z. Bashkim Hasani, pas fjalimit të liderit Ahmeti, mes tij dhe të pranishmëve në sallë u zhvilluar një debat i hapur dhe demokratik. Për shumë dilema, Ahmeti por edhe funksionarë të Bashkimit Demokratik për Intregrim – BDI, dhanë sqarime konkrete para qytetarëve.