Ahmeti – Bushati: NATO dhe BE alternativa e vetme

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, ka pritur sot në Shkup Ministrin e Jashtëm të Republikës së Shqipërisë, z. Ditmir Bushati.

Marketing

Bashkëbiseduesit diskutuan mbi referendumin e 30 shtatorit, marrëdhënieve bilaterale si dhe situatën e përgjithshme politike në rajon.

Lideri Ahmeti theksoi se fushata për referendumin po ec në mënyrë të shkëlqyer dhe prania e njerëzve është e kënaqshme, ndërsa pret rezultat absolutisht pozitiv më 30 shtator.

Kryetari Ahmeti falënderoi Shqipërinë zyrtare për mbështetjen e madhe që i jep proceseve integruese euroatlantike të Maqedonisë.

Z. Ahmeti dhe z. Bushati u shprehën që alternativa e vetme për rajonin e Evropës juglindore është integrimi i plotë në NATO dhe në Bashkimin Evropian.

Në takim gjithashtu u diskutua edhe për situatën në rajon, barazinë gjuhësore si dhe dialogun midis Prishtinës dhe Beogradit.

Marketing