Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, ka pritur në selinë e partisë në Tetovë Kryetarin e Komunitetit Shqiptaro-Amerikan të shtetit të Teksasit, SHBA, z. Bruno Ceka.

Z. Ahmeti uroi bashkëatdhetarin Ceka për drejtimin e shoqatës së rëndësishme për organizimin e komunitetit shqiptar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës duke i ofruar mbështetje të plotë nga vet ai si dhe nga Bashkimi Demokratik për Integrim.

Ahmeti dhe Ceka këmbyen mendime rreth situatës në vend dhe rajon, Marrëveshjen e Prespës, sundimin e së drejtës.

Kryetari Ahmeti shprehu mirënjohjen e tij të thellë për komunitetin shqiptar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kontributi i këtij komuniteti për luftërat çlirimtare kombëtare është i jashtëzakonshëm, por njëkohësisht ky komunitet paraqet urën tonë me aleatin tonë më të fuqishëm, Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Bashkëbiseduesit u dakorduan që integrimi EuroAtlantik është alternativa e vetme për vendin tonë dhe rajonin. Gjithashtu, Ahmeti dhe Ceka diskutuan edhe rreth finalizimit të dialogut midis Prishtinës dhe Beogradit.