Ahmeti dhe Zaevi mbërrijnë në Klubin e Deputetëve për marrëveshjen përfundimtare

Drejtuesit e LSDM-së dhe BDI-së Zoran Zaev dhe Ali Ahmeti mbërritën këtë pasdite në Klubin e deputetëve ku do të zhvillojnë një takim nga i cili pritet që një marrëveshje përfundimtare të formojë një koalicion qeveritar.

Marketing

Zaev dhe Ahmeti shoqërohen nga sekretarët e përgjithshëm të partive, Ljupco Nikolovski dhe Artan Grubi.

Siç njoftuan dje LSDM dhe BDI, është arritur një marrëveshje serioze mes dy palëve në negociatat për formimin e një qeverie.

Gjatë fundjavës dhe dje, takimet intenzive të punës vazhduan midis përfaqësuesve të LSDM-së dhe Koalicionit “Ne Mund” dhe BDI me qëllim të krijimit të një marrëveshje koalicioni për një qeveri të ardhshme të qëndrueshme të Republikës së Maqedonisë Veriore

Marketing