Sot në mënyrë solemne do të vendoset gurthemeli i Sallës së sportit në Saraj.

Komuna e Sarajit, ftonë arsimdashësit, sportëdashisit dhe të gjithë qytetarët për pjesmarje në aktin solemn të gurthemelit të Sallës Sportive në Saraj.

Të pranishëm do jenë lideri i BDI-së z.Ali Ahmeti, kryetari i komunës z. Blerim Bexheti, kryeministri z. Zoran Zaev, ministri i Arsimit z.Arbër Ademi dhe kryetari i Qytetit z. Petre Shilegov. Projekti është i mbështetur nga Komuna e Sarajit, Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe Banka Botërore.

Salla e Sportit do të kontriboj pozitivisht dhe do të nxisë rininë e Sarajit, në aktivitete sportive dhe kulturore.