Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti ka theksuar për Klan Maqedoni se ka dëgjuar nga mediat për ndërrimin e disa ministrave nga kabineti qeveritar.

Sipas tij, nuk ka asgjë deri tani lidhur me këtë temë, mirëpo gjithçka është çështje që diskutohet.

“Këtë lajm nuk e kam dëgjuar. Deri tash nuk ka asgjë, nuk është biseduar. Kjo çështje mund të diskutohet mes partnerëve të koalicionit. Kjo çështje do të jetë pjesë e një analize për të cilën ne si parti e bëjmë se çka është realizuar e çka jo”, theksoi Ahmeti, duke shtuar se gjërat kryesore kanë lëvizur mirë.

Ai foli edhe për fraksionet brenda BDI, duke thënë se është i vetëdijshëm për një zhvillim të tillë dhe se ai lejon dhe përkrahë opozitën përbrenda partisë.