Ahmeti: Ideja për Kryeministrin e parë shqiptar kundrejt epidemisë së mosbesimit

Faton Ahmeti

Marketing

Në ditëlindjen e 18-të të Bashkimit Demokratik për Integrim, lideri ynë z. Ali Ahmeti, doli me qëndrim se ka ardhur koha të kemi Kryeministrin e parë shqiptar në Maqedoninë e Veriut. Dhe si në çdo shoqëri demokratike edhe tek ne u paraqitën taborët Për dhe Kundër. Pala maqedonase e pa këtë si kanosje të ekskluzivitetit të këtij pozicioni shumë të rëndësishëm në shtet, ndërsa tek një pjesë e vogël e shqiptarëve lindi ideja për krijimin e “epidemisë së mosbesimit”. Ndoshta si pasojë e epidemisë së COVID 19, është bërë trend të tentohet të bëhet “epidemi” edhe e qëndrimeve të caktuara?! Në shumë raste të mëhershme padyshim se është tentuar të krijohen “epidemi” të ngjashme, por, ja që edhe në politikë duhet të shërbehemi me faktografi për të dëshmuar apo hedhur poshtë qëndrimet dhe pretendimet.

Në Kongresin e II-të të BDI-së në vitin 2009, z. Ahmeti, numëroi disa pozicione të larta shtetërore, të cilat ishin ekskluzivisht të destinuara për kuadro maqedonas, dhe që atëherë deklaroi se mbetet që me angazhimin tonë dhe të subjekteve të tjera, kjo të përmirësohet. Që nga ky konstatim e deri më sot janë përjetuar jetësimet e caqeve të caktuara, shqiptarë kanë udhëhequr me pozicione kyçe: Kryetar i Kuvendit, Ministër i Mbrojtjes, Ministër i punëve të brendshme. Është më se e qartë se lideri ynë nuk del në opinion me ide ad hoc, por del me ide të mëdhaja të cilat janë mirë të menduara nga ai, e që kanë plan për realizim duke përshirë formën dhe kohën e duhur.

Politika është shkencë, dhe shkenca gjithsesi bazohet në fakte, prandaj të gjithë ata që tentojnë të krijojnë “epidemi të mosbesimit” në politikat e BDI-së, është mirë të pushojnë me këtë propagandë dhe të bëhen pjesë e vizionit politik të liderit të shqiptarëve, që edhe posti i Kryeministrit të vendit të llogaritet në arritjet e përbashkëta të shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut.

Është momenti që gjithsecili të bëhet pjesë e kësaj ideje të madhe të z. Ali Ahmeti!

Është Koha për Kryeministrin e parë shqiptar në Maqedoninë e Veriut!

Marketing