“Patriotizmit me fjalë të mëdha, me gojën plotë i ka ardhur fundi. Ne duhet të punojmë për çdo ditë dhe pa fjalë të mëdha por me vepra të prekshme dhe konkrete. Të ndërtojmë vlera e kapacitete në administratë, në universitete. Punojmë dhe do të punojmë për përfaqësim adekut. Nëse në vitin 2001 kishim 260 oficerë dhe nënoficerë shqiptarë në ARM, sot i kemi mbi 2000. Nëse kishim 178 policë shqiptarë, sot i kemi mbi 2000 djem të ri në Polici.

A ka edhe shumë punë para nesh, sigurisht se ka. Sepse të tjerët kanë qenë para nesh 60 vite, dhe tani punojmë të arrijmë përfaqësim, cilësi dhe kualitete”, tha mes të tjerash Ahmeti, duke shtuar që tani që kemi dy universitete shtetërore në gjuhën shqipe dhe një publiko – privat, flamurin dhe gjuhën shqipe legale dhe të mbrujtra me ligj, patriotizëm mbetet është zhvillimi ekonomik, drejtësia profesionale dhe jo selektive, institucione moderne dhe të reformuara dhe universitete cilësore.
Kështu është shprehur Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti Në një takim me mërgimtarët dhe qytetarët e Gostivarit që u mbajt në sallën e madhe të Pallatit të Kulturës.

Ai nga afër njoftoi mërgimtarët dhe të pranishmit e tjerë me të arriturat e shqiptarëve në dy dekadat e fundit në Republikën e Maqedonisë së Veriut, por edhe me platet për të ardhmen.