Ahmeti: Kandidati mbipartiak dhe fitimtar për kryeministër është Naser Ziberi

Lideri i BDIsë Ali Ahmeti i cili nisi fushatën zgjedhore për zgjedhjet e
parakohëshme parlamentare të 15 korrikut, në konventën promovuese në
Prespë shpalosi emrin e shumëpritur për kryeministët të parë shqiptar në
Maqedoninë e Veriut, ish deputetin dhe nënkryetarin e qeverisë dhe
bashkë-përpilues të Marrëveshjes së Ohrit, Naser Ziberi.

Marketing

“Pas konsultimeve intensive me shoqërinë civile, botën akademike,
ekspert dhe opinion krijues, por edhe me miq e dashamirë, arritëm deri
tek emri unifikues dhe meritor për të qenë i pari shqiptar që garon për
të thyer edhe kornizën e fundit një-etnike në Maqedoninë e veriut, atë
të kryeministrit të vendit dhe ky është Naser Ziberi i cili i ka të
gjitha virtytet për të prirë ekzekutivin e vendit drejt barazisë së
plotë.” tha Ahmeti.

Ndërsa kandidati për Kryeministër në fjalën e tij u shpreh u bindur që
ka Ardhur koha për barazi të plotë.

“Më befasoi thirrja e z. Ali Ahmeti me ftesë për takim në zyrën e tij.
Më njoftoi që që ishte konsultuar me shumë njerëz të respektuar të
shoqërisë civile dhe akademike dhe se emri im ishte ndër të propozuarit
si kandidat mbipartiak. Sinqerisht, u befasova dhe natyrisht ,u ndjeva i
vlerësuar. Për të qenë plotësisht i sinqertë, mendova vet me vete se kjo
jo vetëm që do të ndryshonte jetën time por ishte gjithashtu një
përgjegjësi mjaft e madhe. Një vendim jo i thjeshtë për t’u marrë, dhe
jo shumë kohë për ta menduar. Por, çeliku kalitet në zjarr dhe individi
vlerësohet për nga vendimet që i merr për të mirën shoqërore përballë
rehatisë individuale, andaj dhe thash: PO.”

Marketing